luna 9
Luna 9, sonda e parë nga Toka që u ul në Hënë në vitin 1966
Ulja e parë e një mjeti nga Toka në sipërfaqen e Hënës u bë më 3 shkurt të vitit 1966 nga Bashkimi Sovjetik me sondën Luna 9. Pas uljes, sonda dërgoi fotografi të sipërfaqes së Hënës si dhe konfirmoi se tabani i Hënës është i qëndrueshëm. Në po këtë vit, sovjetikët emetuan një pullë postare me pamjet e sondës dhe të sipërfaqes së Hënës, pamje që u përcollën edhe në televizion. Në atë kohë shkencëtarët sovjetikë deklaruan se nuk kishin plane të afërta për të dërguar një njeri në Hënë.