lul basha
Rroftë Lul Basha, kryeministri i Çadrës së Ilirit!
Pas shtyrjes që Parlamenti i bëri dje afatit edhe me një javë tjetër për ngritjen e komisoneve të OMN-së, i bie që Vettingu të fillojë pas 18 Qershorit... Dmth, nëse zgjedhjet nuk shtyhen, por shkohet në to pa përfunduar Vettingu, kusarët që kanë vjedhur e vrarë mund të amnistohen të gjithë... "Çadra Anti-Vetting", falë edhe kulturës sonë mjerane të protestës, duket se po funksionon...
Lu, takim me Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është aktualisht në një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe deputetin Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin. Nuk dihen arsyet zyrtare të vizitës, por një ditë më parë qeveria propozoi një projektligj për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranë është investuar në vetë të parë për këtë proces, duke nisur që me thirrjet në zgjedhjet lokale, ku nga PS-ja kandiduan njerëz me të shkuar problematike.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317773