lufte civile
Greqia dhe Serbia përgatiten për “luftë civile” në Maqedoni
Një tensionim i mëtejshëm i situatës në Maqedoni deri në përplasje civile është një skenar që po diskutohet.Në të njëjtën kohë, sipas "Ethnos" Komisioni Evropian ka ndërmarrë ditët e fundit iniciativën për të ngritur në Shkup zyrën e menaxhimit të informacionit ku përfaqësohen të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me diplomatë apo zyrtarë të policisë.
Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile
Greqia po ndjek me shqetësim të madh krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.