llotaria
Të bëhesh ministër në Shqipëri është llotari...
Media të ndryshme po raportojnë për një takim informal të tensionuar mes ministrit të Jashtëm në Detyrë dhe disa gazetarëve. Zoti Cakaj ka kërkuar paraprakisht që diskutimet të mos raportohen dhe në fakt etika e kërkon një gjë të tillë. Por ja që lajmi ka dalë dhe në fakt ai ka të bëjë jo me diplomacinë, por me adoleshencën e zgjatur të ministrit.
Një grusht në tavolinë, përplasje verbale si prej nuseje histerike me njerëz të stafit dhe kundërvënie arrogante për pyetje të caktuara.
Kryeministri kërkoi dosje për ministrat e tij - Gjullurdia e kuponave tatimorë është flagrante
Llotaria e fundvitit e kuponave tatimorë rezultoi një mishmash që mban firmën e Shkëlqim Canit, ministrit që rishikon mbi pesë herë planin e të ardhurave brenda një viti. Skandali i parë është tashmë i pranuar dhe po mbulohet me heshtje: llotaria u zhvillua jo direkt, por e regjistruar. Duke qenë se fituesit ishin ndarë në katër kategori, prej të cilave dy do të përzgjidheshin përmes një përzgjedhjeje rastësore, transmetimi direkt ka rëndësi të dorës së parë.