legjitimiteti
BE nuk njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë
Bashkimi Europian ka vendosur të mos njohë Aleksander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi para eurodeputetëve se unioni po bën gjithçka ka mundësi për t’i dhënë fund dhunës në Bjellorusi.
Ne nuk e konsiderojmë Lukashenkon si të zgjedhur legjitim
ka thënë ai.
Mbi (pa)mundësitë kushtetuese për shpërndarjen e Parlamentit
Në muajin shkurt 2010, në një lëvizje të paprecedentë, deputetët e partive opozitare në Kuvend dhanë të gjithë dorëheqjen nga mandati i tyre. Ky veprim vuri në lëvizje mekanizmat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për zëvëndësimin e tyre, nga kandidaturat e mbetura në listat e propozuara nga partitë opozitare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ky proces nuk përfundoi në tërësinë e tij, për shkak se vetëm një pjesë e tyre pranuan mandatin dhe bënë betimin ndërsa pjesa tjetër refuzoi.
Legjitimitet i pamundur
Opozita e drejtuar nga Lulëzim Basha ka ndërmend të bllokojë sot rrugët nacionale. Është një formë e mosbindjes civile që është paralajmëruar nga Partia Demokratike.
Është një akt i radhës, dramatik në përmbajtje, por që ka edhe komedinë e vet. Do flasin Basha, Monika Kryemadhi e të tjera, fytyra të njohura të politikës dhe sistemit të korruptuar që sot duket se pranohet si komod vetëm nga një njeri: Edi Rama. Por zoti Rama është student ekselent i politikës autike të tipit: Shqipëria ka rilindur sepse ashtu e shoh unë. Puna juaj se nuk kuptoni gjë.