Ledina Mandia
Mandia: Basha hezitoi të apelojë çështjen e CEZ (VIDEO)
E shkarkuar nga drejtimi i Sekretariatit të Pronave në Partinë Demokratike, Ledina Mandia ndonëse ia njeh meritën Lulzim Bashës për futjen në politikë e ka një arsyetim për valën e shkarkimeve që kreu i demokratëve ndërmori pas kuvendit të 11 dhjetorit.
Makinacionet e bëra nëpër vite në organizim dhe ndryshim strukturash apo injektimet të anëtarësisë nga persona që nuk kanë lidhje me PD e dëmtojnë partinë. Në dijeninë time aty janë atashuar njerëz pa lidhje me PD dhe nuk e di se interesat e kujt do të mbrojnë në të ardhmen.