lansky
Mësimet e Meyer Lanskyt
Një plak me buzëqeshje budiste që ecën i sigurtë në një plazh.
Kështu mbyllet filmi “Lansky” i drejtuar nga Eytan Rockaway që sugjeron një lloj biografie për gangsterin e njohur hebre, Meyer Lanski. Emër shumë i njohur, historik madje i krimit të organizuar të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, më saktë një nga dy krenat e dyshes që hodhi themelet e organizimit në stil korporate të tij bashkë me Salvatore Lucanian, njohur si Lucy Luciano.