kumari
Matematika për kumarxhinjtë
Një matematikan, një filozof dhe një bixhozxhi hyjnë në një lokal. Ndërsa banakieri u nxjerr secilit nga një birrë, ai vendos të nxehë pak situatën. Ai tërheq një zar nga xhepi dhe e rrotullon atë në mënyrë të dukshme në banak: del numri 1.
Matematikani thotë: “Mundësia që të dilte numri 1 është 1/6, dhe në hedhjen tjetër do të jetë e njëjta gjë. Nëse e hedhim zarin pafundësisht, frekuenca relative e numrit 1 do të konvergojë në 1/6, domethënë, në një mundësi në çdo gjashtë hedhje”.
Monitorimi i kumarit, qeveria kërkon kompani private
Mbikqyrja “online” e industrisë së kumarit do të kryhet nga një kompani private. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave në shtator, që i hapi rrugën këtij procesi, Ministria e Financave ka shpallur publikisht tenderin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qendror të monitorimit “online” për industrinë e lojrave të fatit. Sipas njoftimit, data përfundimatare e dorëzimit të ofertave do të jetë 12 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa afati i kontratës është 30 vjet. Më parë, qeveria ka përcaktuar edhe kriteret për kompanitë që lejohet të marrin pjesë në tender.