kulturat
Divjaka, Italia e vogël e produkteve bujqësore
Një ditë u zgjuam dhe kuptuam që makaronat tani na quhen “pasta”, që domatet na ishin xhevahire dhe se rukola dhe finoku, sidomos ky i fundit nuk na e kishte me hile, përkundrazi. I vetmi rreng që mund të na bëjnë këto delikatesa italiane është të na bëjnë të pastër brenda e të bukur jashtë, siç thonë me krenari dhe vetë italianët. Këto produkte të Mesdheut kanë hyrë tërë delikatesë në kuzhinën tonë, në restorante, por dhe në tokën tonë.