kulla e firaunit
Foto/Ta quajmë Kulla e Firaunit
Objekti në fjalë ka hapur një lloj debati online për sa i përket personit që dizenjon në fasadë. Përveç shëmtisë dhe arrogancës provinciale me vizualizimin e një fytyre njerëzore në fasadë ,objekti në Qendër dëshmon prapakthim dhe një nocion shumë më vulgar sesa komunizmi në celebrimin apo devocionin ndaj një personi. P.sh Piramida ishte një gjetje më diabolike për përjetësimin e Enver Hoshës sesa kjo zgjidhje e sotme dhe edhe Piramida u prish duke e rindërtuar. Në fasadë dhe në funksion.