Kromozomi Y
Kromozomi Y po zhduket
Kromozomi Y, i cili përcakton gjininë mashkullore, po degjeneron dhe mund të zhduket brenda pak miliona vitesh. Kjo mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit nëse nuk evoluojmë një gjen të ri të seksit.
Por ka një lajm të mirë. Një gjen i ri që përcakton gjininë mashkullore është tashmë realitet. Një studim i botuar në Proceedings of the National Academy of Science tregon se te dy lloje brejtësish, ky gjen ka evoluuar.
Deshifrohet kromozomi mashkullor
Një ekip shkencëtarësh ka deshifruar më të fund kromozomin mashkullor Y, duke hapur rrugën për të kuptuar më mirë zhvillimin mashkullor, fertilitetin dhe sëmundjet e transmetuara gjenetikisht.
Kromozomi Y është pjesa e fundit misterioze e gjenomit njerëzor. Y është njëri nga dy kromozomet seksuale – kromozomi X është tjetri – dhe zakonisht kalohet nga prindi mashkull tek pasardhësit meshkuj.
Njerëzit kanë dy kromozome seksuale në çdo qelizë. Meshkujt kanë një kromozom Y dhe një X, ndërsa femrat kanë dy kromozome X, me disa përjashtime.