kriza ne siri
Kombet e Bashkuara - të pafuqishme në epokën e re
Kombet e Bashkuara kanë marrë fund. Strukturat e kësaj organizate janë jashtë kohe, ato nuk funksionojnë më në një botë, ku konfliktet nuk zhvillohen më përgjatë kufirit të shteteve, në një botë, ku luftohet për sundimin e ideologjive dhe jo për fitim territori. Me sulmin verbal të Sekretarit të Departamentit të Shtetit, John Kerry kundër homologut të tij rus, Sergej Lavrov bota ka më në fund edhe një provë në video: Institucioni i fuqishëm burokratik nuk di më si të veprojë për të ndihmuar sirianet dhe sirianët.