kosnett
Ambasadori i SHBA në Kosovë autorizon Hashim Thaçin për formimin e një qeverie të re
Mediat e Kosovës kanë njoftuar sot për një takim mes presidentit Hashim Thaçi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces. Thaçi përsëriti që Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet
Tani e shqetëson amerikanizma e ambasadorit amerikan
Baton Haxhiu është shumë i shqetësuar. Atë e shqetëson naiviteti i ambasadorit amerikan në Kosovë Kosnett, që sipas tij në intervistën e fundit për gazetën “Express” ka lëshuar lëvdata të pabazuara për kryeministrin e ri të vendit. Pas tjerrjes verbale të qëndrimeve të ambasadorit, Haxhiu përfundon:
“ShBA nuk kanë bërë presion për ndryshimin e kufijve. Krijimi i ushtrisë së Kosovës, hap pozitiv”
ShBA mendon ndryshe nga NATO lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës njoftuar për t’u formalizuar më 14 dhjetor. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar për RTK se krijimi i ushtrisë është një hap pozitiv.
Liderët e Kosovës kanë folur për mënyrën sesi Forcat e Armatosura të Kosovës do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Kjo është e mirëpritur. Kosova ka arritur pikën kur në vend se të jetë vetëm konsumator i sigurisë ndërkombëtare, mund të kontribuojë në të