“ShBA nuk kanë bërë presion për ndryshimin e kufijve. Krijimi i ushtrisë së Kosovës, hap pozitiv”
ShBA mendon ndryshe nga NATO lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës njoftuar për t’u formalizuar më 14 dhjetor. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar për RTK se krijimi i ushtrisë është një hap pozitiv.
Liderët e Kosovës kanë folur për mënyrën sesi Forcat e Armatosura të Kosovës do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Kjo është e mirëpritur. Kosova ka arritur pikën kur në vend se të jetë vetëm konsumator i sigurisë ndërkombëtare, mund të kontribuojë në të
citohet të jetë shprehur Kosnett.
Ai ka folur edhe për nevojën e dialogut me Serbinë duke theksuar se me dialog nënkuptohet diskutimi i të gjitha çështjeve që i mbajnë të dyja vendet të ndara për shumë vjet. Në këtë kuadër Kosnett ka bërë një sqarim rreth pozicionit të ShBA për çështjen e kufijve.
Disa njerëz kanë keqkuptimin se ShBA ka bërë presion për ndryshime kufitare apo një shkëmbim territoresh. Siç ma kanë bërë të qartë eprorët e mi në Washington: ajo çfarë ne jemi të interesuar është një marrëveshje e negociuar në mirëbesim nga të dyja anët
tha ai.
Add new comment