kontraktoret
Tërmeti i 6 shkurtit, autoritetet turke procedojnë 245 persona. 84,726 objekte të dëmtuar
Autoritetet turke kanë proceduar deri më tani 245 persona të dyshuar se kanë shkelur kodet teknike në ndërtimin e objekteve të shkatërruara nga tërmeti i 6 shkurtit. Ministri i Brendshëm Bekir Bozdag ka njoftuar se janë arrestuar 65 persona pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Kahramanmarasit.
Në Stamboll janë arrestuar pesë kontraktorë; Haydar Kurtar, Mesut Başkır, Hüseyin Aydın, Alâeddin Taze, Ahmet Kara dhe Özcan Çakmak.