konsipracion
Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?
Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.
Ilir Meta dhe hijet e Sorosit
A qëndron Fondacioni Soros pas sulmeve ndaj LSI-së Ilir Metës? Në intervistën e fundit për Zonë e Lirë, Ilir Meta përcolli mesazhe në adresë të këtij fondacioni, natyrisht i ndihmuar edhe nga pyetjet e moderatorit të emisionit. "Fondacioni SOROS ka bërë edhe punë të mira në Shqipëri, ka bërë edhe vepra sociale dhe cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që para të tilla të mos shkonin kot, por të shkonin përsëri për vepra të mira, që shqiptarët të vlerësonin kontributin e këtij fondacioni"-theksoi Meta.