konservimi

Nurembergu rikthen godinat e Nazizmit

Postuar në 14 Nëntor, 2020 17:37

Qyteti i Nurembergut në Gjermani ka vendosur të investojë për konservimin e godinave të kohës naziste përmes një fonid prej 85 milionë eurosh.

Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gurët të flasin. Jo do të thotë të shpjegosh historinë pas tyre, të jesh transparent dhe përherë të këmbëngulësh ndaj “kurrë më” në këtë histori dhe në fund të udhëheqësh njerëzit duke u dhënë të gjithë informacionin

Butrinti, propozohet ruajtja si Pompei

Postuar në 19 Prill, 2016 10:36

Arkeologu Sandro de Maria nga Universiteti i Bolonjës propozon që për Butrintin të ndiqet e njëjta praktikë si me Pompein në konservimin e zbulimeve të bëra deri më tani. "Siti ka nevojë të studiohet, të dokumentohet, të monitorohet. Nuk duhet gërmuar më për të mos krijuar probleme të reja konservimi. Dalin në dritë struktura të reja, por ka probleme me ndërhyrjet e konservimit. Ndaj për mua është më mirë që më parë të studiojmë ato që janë gërmuar tashmë, të shihet se çfarë duhet restauruar e më pas mbase të bëhen kërkime të reja" thotë ai në një intervistë për Gazeta Shqiptare.

TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 22:11

Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi.

Subscribe to RSS - konservimi