Konjufca

Njohja e rremë e Kosovës nga Xhamajka, a do të shkarkohet ambasadorja Çitaku?

Postuar në 21 Shkurt, 2020 13:23

Dje mediat e ndryshme kanë raportuar se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet. Për këtë doli në një prononcim në mediat sociale edhe kryeministri Albin Kurti. Mirëpo sot Ministria e Jashtme e Xhamajkës ka mohuar që vendi i saj të ketë njohur Kosovën duke krijuar një situatë fare të pakëndshme. Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka paralajmëruar masa për të gjithë personat e përfshirë në këtë incident, çka nënkupton se ambasadorja e SHBA në SHBA, Vlora Çitaku mund të largohet nga detyra.

Taksa 100%, Konjufca: Shqipëria nuk na dha të njëjtën mundësi që i dhamë ne

Postuar në 19 Shkurt, 2020 14:40

Tarifa e qeverisë “Haradinaj” për mallrat serbe ka favorizuar eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës. Por e anasjellta nuk ka ndodhur në raport të barabartë. Në konferencën e përbashkët të shtypit që pati me homologun Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në qeverinë “Kurti”, Glauk Konjufca, tha se vendosja e tarifës për mallrat serbe i trefishoi shkëmbimet tregtare nga Shqipëria drejt Kosovës, por ato në drejtim të kundërt nuk janë rritur në të njëjtën masë.

Goditet Lëvizja “Vetëvendosje”, në pranga Glauk Konjufca (Video)

Postuar në 16 Shkurt, 2016 09:10

Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm Glauk Konjufcën, kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ai akuzohet për shkatërrimin e makinave të Euleksit në vitin 2009. Kontrollet u kryen edhe në shtëpitë e Xhelal Sveçlës dhe Sali Zybës, por pa mundur ti gjejnë. Shtëpia e Zybës, sic raportohet në faqen online të Gazetës Express, ndodhet pranë asaj të themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Subscribe to RSS - Konjufca