konfiskimet
Nxirri me emra
Ka një video në Facebook Edi Rama. E hodhi dje. E nis me një zhurmë firmosjeje që hidhet me hapje parakrahu se kështu e kanë uraganët e historisë. Më pas vazhdon fabula : kam firmosur urdhër konfiskimet për 15 ndërtime në shkelje, ose pa leje. Në fund dojset. Dhe mes firmës që duket se nis si hedhje çekiçi me malin e dosjeve mbi të cilat zoti Rama rri natë e ditë zgjuar teksa prokuroria fle, parakalon strofa më e bukur: Ju gënjeni, unë punoj. Ndërkohë që nuk kemi as një istë të objekteve që janë vënë në konfiskim, studiove zbatuese, administratorëve e kështu me radhë.