Nxirri me emra

Postuar në 22 Nëntor, 2022 12:57

Ka një video në Facebook Edi Rama. E hodhi dje. E nis me një zhurmë firmosjeje që hidhet me hapje parakrahu se kështu e kanë uraganët e historisë. Më pas vazhdon fabula : kam firmosur urdhër konfiskimet për 15 ndërtime në shkelje, ose pa leje. Në fund dojset. Dhe mes firmës që duket se nis si hedhje çekiçi me malin e dosjeve mbi të cilat zoti Rama rri natë e ditë zgjuar teksa prokuroria fle, parakalon strofa më e bukur: Ju gënjeni, unë punoj. Ndërkohë që nuk kemi as një istë të objekteve që janë vënë në konfiskim, studiove zbatuese, administratorëve e kështu me radhë. Atë duhet ta gjejmë vetë, sepse është informacion i rezervuar.

Po ik o z. Kryeministër se je bërë tellall i vetvetes dhe i një kinemaje që pëlqehet vetem prej teje! Nëse gjysmë e vërteta qarkullohet në media, e sigurt është se gjysmën tjetër e mban pushteti, që e do këtë gjendje, e inkurajon, siç inkurajon edhe media pa NIPT për llogari të luftrave të brendshme. Konfiskimet kanë emër e mbiemër, vendndodhje e kështu me radhë. Nuk është qeverisja, as drejtësia proces me dorëzan një person, qoftë ky kryeministri. Po Shqipëri thuaj, kalon palaçollëku për zotnillëk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.