konferenca e mynihut
Nuk e ka ngatërruar akoma askush për ministër
Shërbimi i shtypit në Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën – që ndoshta konsiston në vetëm një njeri – ka shpërndarë së fundmi materialet e para filmike dhe fotografike nga aktivitetet e ministrit në detyrë Gent Cakaj. Duke lënë mënjanë aspektin formal të njoftimeve ja vlen të merremi pak me shfaqjen e z. Cakaj. Mjaftojnë tri videot e para për të lexuar se zotëria e konsideron punën që ka marrë si sfidë për show e vet personal.
SHBA – Rusi, rikthehet klima e rivalitetit
Rusia dhe SHBA mbeten rivalë dhe thuajse antagonistë në një botë përfytyrimi i së cilës është i ndryshëm nga të dy palët. Megjithë premtimet e bujshme dhe deklaratat e pazakonta nga presidenti amerikan Donald Trump, në mes janë interesa të cilat nuk mund të kapërcehen dhe një gjë e tillë ka rënë në sy qartë në punimëet e Konferencës së Mynihut. Ministri i Jashtëm rus, Sergery Lavrov deklaroi se ai shpreson që “bota të pranojë një rend të ri botëror – një rend post perëndimor – më demokratik,në të cilin secili vend përkufizohet nga sovraniteti i tij”.