komuniteti shqiptar
Fundi i një ere jo vetëm shqiptare në SHBA
Andon Athanasi (1911 – 2005) u lind në Trebickë të Korçës. Ishte vetëm katër vjeç kur familja e tij u largua nga vendlindja për t'u shpëtuar masakrave të kriminelëve kinse "epirotë" dhe u vendos fillimisht në New Bedford të shtetit Massachusetts. Në fund të jetës ai ishte ndër shqiptaro-amerikanët më të shquar. Restoranti i tij buzë oqeanit në Boston, “Anthony's Pier 4”, ndër më të njohurit në Amerikë, u kthye në një prej ikonave të shqiptarizmës në SHBA. Atë e kanë vizituar të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë qysh pas rënies së murit të Berlinit.