komuniteti rom
Vendim i Strasburgut: Segregim rracor në shkollën "Naim Frashëri" në Korçë
Në Fletoren Zyrtare publikohet një vendim i Gjykatës së Strasburgut, i marrë më 31 maj të këtij vit, titulluar: Çështja X dhe të tjerët kundër Shqipërisë. Paditës janë 18 shtetas shqiptarë, të gjithë pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian të përfaqësuar nga Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve të cilët kërkojnë mosdiskriminimin dhe segregimin në një shkollë më vete për një komunitet. Situata sqarohet nga gjykata në parashtresën e bërë dhe ajo zhvillohet në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Korçë. Por jo vetëm.