kometat
Cikli i zhdukjeve masive në Tokë është 27 milionë vjet
Shfarosja masive e kafshëve të Tokës - përfshirë amfibët, zvarranikët, gjitarët dhe zogjtë - ndjek një cikël prej rreth 27 milionë vjetësh, që përkon me zhdukjet masive të raportuara më parë të jetës në oqean. Ky është përfundimi i një analize të re të botuar në revistën “Historical Biology”.
Një yll ka ndikuar kometat e sistemit diellor parahistorik
Rreth 70.000 vjet më parë, një yll i vogël dhe i kuqërremë iu afrua sistemit tonë diellor, duke ndikuar gravitacionalisht tek kometat dhe asteroidet. Astronomët nga Universiteti Complutense i Madridit dhe Universiteti i Kembrixhit kanë vërtetuar se lëvizja e disa prej këtyre objekteve është ende e ndikuar nga ky kalim yjor.
Megastrukurë aliene në KIC 8462852? NASA thotë se bëhet fjalë për një “familje kometash”
NASA ka dalë me një qëndrim të vetin rreth “anomalisë” së vërejtur në vëzhgimin e yllit KIC 8462852, 1481 vjet dritë larg nga Toka. Vëzhguesit vunë re pulsime të parregullta, joperiodike, rreth këtij ylli, duke i hapur rrugë hipotezës së një megastrukture të ndërtuar nga një qytetërim alien. Diskutimet e shumta erdhën pasi sipas disa shkencëtarëve asgjë natyrale nuk i jep shpjegim shterues faktit se drita përthyhet në mënyrë kaq jo të rregullt.