kombinati
Helmimi nga kombinati “Jugohrom”, krim që kushton mijëra jetë njerëzish të pafajshëm
Ditën e nesërme, më 31 tetor 2016, përfundon afati i marrëveshjes për vazhdimin ose jo të punës së mëtejshme të kombinatit "Jugohrom”, helmuesit më të madh në rajonin e Pollogut, me mbi 500 mijë banorë (Tetovë dhe Gostivar me rrethinë, me një shtrirje prej së paku 50 km rreze veprimi të helmit, pluhurit dhe grimcave kancerogjene, PM10 dhe PM2,5, të cilat me vite të tëra e rrezikojnë jetën e këtyre banorëve).