Kisha e Anglise
Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane, Justin Welby
Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të siguruar një hetim të duhur rreth akuzave për abuzim nga një vullnetar në kampet verore të Kishës dekada më parë”. Kërkesa për dorëheqjen e tij erdhi pas publikimit të raportit javën e kaluar që konfirmonte se ai nuk kishte marrë masat e duhuara për të ndalur një person që përshkruhet si abuzuesi serial në Kishën e Anglisë.
Kisha e Anglisë nis hetimet për një fond të vitit 1704
Dyshimet për lidhjen mes tregtisë së skllevërve me një donacion të shekullit XVIII që më pas u kthye në fond investimi, e kanë detyruar kishën e Anglisë t’i rikthehet historisë së saj. Fjala është për një fond prej 9.2 miliardë paund që mbështet financiarisht famullitë dhe katedralet në të gjithë vendin.