Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane, Justin Welby

Postuar në 12 Nëntor, 2024 15:40

Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të siguruar një hetim të duhur rreth akuzave për abuzim nga një vullnetar në kampet verore të Kishës dekada më parë”. Kërkesa për dorëheqjen e tij erdhi pas publikimit të raportit javën e kaluar që konfirmonte se ai nuk kishte marrë masat e duhuara për të ndalur një person që përshkruhet si abuzuesi serial në Kishën e Anglisë.

Pasi kërkova lejen hirëplotë nga Madhëria e tij Mbreti, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryepeshkop i Canterburry. Shpresoj që ky vendim të bëjë të qartë sesa seriozisht e kupton Kisha e Anglisë nevojën për ndryshim dhe angazhimin e thellë në krijimin e një kishe më të sigurtë

lexohet deklarata e tij.  

Welby është udhëheqësi shpirtëror i 85 milionë anglikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.