kimikatet
"Kimikate të përjetshme" zbulohen në produktet kozmetike
Substanca toksike janë zbuluar në një sërë produktesh, sidomos atë të grimit. Të ashtuquajturat substanca PFAS kanë deri 9000 përbërës të ndryshëm dhe përdoren që prej vitit 1940. Këto substanca nuk degradohen, por grumbullohen në mjedis dhe në trupin e njeriut me kalimin e kohës. Të njohura si “kimikatet e përjetshme”, ato kanë efekte të rënda shëndetësore, që nga kanceri, çrregullimet hormonale, dobësimin e sistemit imunitar etj.
Spermagedon, kërcënimi i ri për njerëzimin
Ngrohja globale nuk është i vetmi problem me të cilin njerëzimi do të përballet në dekadat e ardhshme. Shanna Swan, një nga emrat më të njohur në fushën e shëndetit publik, thotë se deri në vitin 2045, shumica e burrave mund të mos jenë më në gjendje të riprodhohen për shkak të ndikimit të kimikateve te hormonet.
Dhe për këtë, sipas Swan, pjesa më e madhe e botës nuk ka ndërgjegjësimin e duhur.