kerkesa informimi
BE, dy kërkesa për informim qeverisë për Teatrin
Nguti i shumicës për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e kompanisë Fusha shpk për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është stepur disi nga dy kërkesa për informim që BE i ka çuar qeverisë lidhur me këtë çështje.
Kreu i Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, Alert Çeloaliaj tha këtë të hënë se pas shqetësimit që artistët i drejtuan zyrës së delegacionit të BE në Tiranë për projektligjin e kompanisë Fusha, Brukseli ka kërkuar zyrtarisht nga Tirana të informohet në detaje për këtë nismë.