keqberesit
Origjina e keqbërësve - a duhet raportuar?
Autori i dyshuar i veprës penale është „një gjerman PA sfond migracioni". Ky shënim vjen nga policia e Manhaimit në Twitter, pasi një person i gjinisë mashkullore u vërsul me makinë në qendër të Haidelbergut në turmën e njerëzve. Me këtë policia reagoi ndaj debatit në mediat sociale, se origjina e personit nuk përmendet qëllimisht. Pas kësaj qëndron një debat më i madh, që zhvillohet prej kohësh në mediat gjermane. Duhet të përmendet origjina e keqbërësit apo jo?