kaubjosi i lezhes
“Kaubojsi i Lezhës”, një vepër e Edi Ramës
Një fotografi e publikuar së fundi, ku Edi Rama shfaqet në tribunë gjatë një mitingu politik në Lezhë, në krah të një personazhi me kapele kaubojsi, përbën instalacionin e vërtetë të “artit” politik me të cilin kryeministri komunikon me publikun e tij. Ai është subjekt dhe objekt i këtij instalacioni. Në krah të tij, përveç “kaubojsit” Eduard Ndocaj (aktualisht kandidat për të hyrë në Kuvend) janë edhe Armando Prenga (deputet i arrestuar) dhe Arben Ndoka (ish-deputet i dorëhequr). Këta të tre nuk janë më pjesë e instalacionit socialist.