kartolina
Stambolli 1890
Këto kartolina paraqesin Stambollin në vitin 1890. Realizuar me teknikën fotokromatike ato i afrohen shumë realitetit duke përftuar edhe një mundësi ilustrimi për historinë e qytetit, qendër e Perandorisë Osmane. Përtej përmasave, shohim në Stamboll atë model që gjejmë te qyteti shqiptar i kohës.
Shqipëri hesapi*
Jetoj prej vitesh në Athinë dhe këtë dhjetor që shkoi vendosa t’u dërgoj nga një kartolinë disa njerëzve të mi. Atyre më të afërt, me të cilët, në fakt, flas pothuaj çdo ditë në skype... Mallin tim për kartolinat doja t’ua zgjoja edhe atyre. Dhe ashtu bëra. Zgjodha dhe bleva kartolinat dhe nisa t’i shkruja me stilolaps. Edhe për këtë “punë” më kishte marrë malli. Tek i mbushja me urimet për Vitin e Ri 2016, m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt.
Sali Berisha dhe kartolina
Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama.