kanceri
Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord
Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.
Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit
Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.