kampet
Fotografohet Osama Libiani, organizatori i torturave në kampet e refugjatëve
Osama libiani. Kështu thirret personi në foto që mendohet se është një ndër personat e përfolur për torturat në kampin e burgosjes në Zavajash. Në Libi kampet e refugjatëve që duan të kalojnë drejt Europës janë bërë shpesh objekt hetimesh dhe akuzash për krime dhe trajtim çnjerëzor ndaj personave që hyjnë në to.
As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe
Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.
Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.
Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut
Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar.
Idomeni, refugjatët dhunojnë një person që dyshohej si kishte ngacmuar një vajzë 7 vjeçare(foto+video)
Situata në kampet e refugjatëve sirianë dhe afganë në Greqi po rëndohet edhe si pasojë e dhunës që ka shpërthyer mes vetë tyre. Një ngjarje e ndodhur dje është dëshmuar nga korespondentë të gazetës britanike “Daily Mail”, sipas së cilës disa refugjatë linçuan një pedofil, i cili kishte ngacmuar sipas tyre, një vazjë 7 vjeçare. Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj personit në fjalë në kampin e Idomenit, ndërkohë që dhunë ka patur edhe në kampin e Pireut. Në Greqi mendohet se janë aktualisht 46 mijë refugjatë. Më poshtë foto dhe një video:
Fotolajm/Europa që nuk do të dëgjojë...
Emigrantët krijuan një zinxhir njerëzor në kufirin greko-maqedonas, në shenjë proteste për mbylljen e kufirit nga Maqedonia. Shkupi nuk lejon kalimin e tyre drejt Europës, çka ka krijuar një situatë të vështirë humanitare në kampet e pritjes në Greqi. Të shtunën autoritetet maqedonase lejuan vetëm 22 emigrantë të kalojnë kufirin, ndërsa mijëra të tjerë presin ende.
Merkel: Azil vetëm atyre që kanë më shumë nevojë, duhet një klasifikim europian për “vendet e sigurta”
Kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë në një intervistë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota sa i takon azilkërkuesve, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.