kadastra
“Kadastra”, kryregjistruesi: Do sistemohen hartat e gabuara
Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave.
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin "Për noterinë" dhe ligjin "Për kadastrën"(argumentet e plota)
Presidenti i Republikës i ka kthyer sot për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë, dy projektligje shumë të rëndësishme: atë për noterinë dhe atë për kadastrën. Vërejtjet e arsyetuara të Presidentit përfaqësojnë oponencën e munguar në procesin ligjvënës dhe do të duhet që të merreshin parasysh. Tashmë është e qartë se Partia Demokratike ka lënë një vend bosh të cilin duhet ta mbushë sa më shpejt pasi mungesa në këto procese defaktorizon forcën politike në fjalë.
Kasollja e Europës Juglindore: Shteti shqiptar nuk ka të regjistruara as pronat e veta
Drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, Artan Lame, ka deklaruar sot në Komisionin e Ligjeve se situate e regjistrimit të pronave në Shqipëri është alarmante. Sipas tij, nga më shumë se 4.4 milionë prona të regjistruara, 2.5 milionë janë me probleme. Situate vijon edhe më tej me faktin se edhe vetë shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara.
Vetë shteti shqiptar nuk e ka të regjistruar pronën e vet në ZRPPP. Në një farë mënyre, kadastra është godina më e rëndësishme në një shtet modern