joan pelushi

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Postuar në 16 Mars, 2025 15:11

Joan Pelushi është zgjedhur si kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri erdhi pas një Liturgie Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e Sinodit të merrnin vendimin e duhur për të zgjedhur një udhëheqës të denjë për Kishën. Ky moment përkon gjithashtu me Ditën e Dytë të Kreshmës. Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars, një ngjarje e madhe që do të shënojë hyrjen zyrtare të Kryepeshkopit të ri në detyrë.

Kush është Joan Pelushi

Pension i posaçëm shtetëror për Mitropolitin e Korçës

Postuar në 29 Dhjetor, 2022 18:07

Qeveria e Shqipërisë ka shpërblyer këtë fund viti një sërë personash me pension të posaçëm shtetëror. Që sipas përshkrimit standard të vendimit është sa katërfishi i pensionit social, por që bashkë me pensionin e marrë sipas ligjit të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Figurojnë aty disa emra dhe vendimet janë të gjithë me propozim të Kryeministrit. Nuk dihet se mbi cilin kriter jepen këto lekë dhe nga buron kjo bujari, por mes përfituesve është edhe Joan Abedin Pelushi, Mitropolit i Korçës.

Subscribe to RSS - joan pelushi