jan jansen
Tirana, nga diktatura komuniste tek ajo e dollarit
Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.
PAMJA NË QENDËR