jak simoni
Në pak ditë dy familje humbin dy jetë dhe Policia dy efektivë
Një ditë dedikuar filozofisë
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si konferenca shkencore, leksione të hapura, promovime librash, zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë dhe çfarë është ajo me pak fjalë?
Një fillim i përgjysmuar i vitit akademik
Viti i ri akademik po fillon thuajse i përgjysmuar. Në shumë programe studimi, kryesisht në universitetet e rretheve, numri i kuotave të paplotësuara është tepër i lartë. Programe klasike studimi si historia, gjeografia, gjuha, letërsia, matematika, fizika, kimia, filozofia etj. janë me numër tepër të vogël studentesh.
Diplomacia jonë flet turqisht
Shpeshherë fati i shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për shtete të pafuqishme, është varur nga aftësitë e diplomacive të tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme përgatitja e diplomatëve.
Sa e sa shkolla janë bërë të famshme në botë duke përgatitur “shpëtimtarët” diplomatë të vendeve të ndryshme! Por diplomacia jonë prej vitesh nuk po gjen “shpëtimtarët” e saj. Kohë më parë, në takimet ndërkombëtare diplomatët tanë të brumosur më ideologjinë e partisë në pushtet vetëm do përsërisnin sloganet e udhëheqësit të lavdishëm.
Dy-tre shtete pa bërë akoma një
Korrigjimi i pyetjes nga maturantët ishte përgjigjja më e saktë
Kur një nxënës apo student testohet dhe ai ka aftësi të korrigjojë pyetjen që i bëhet, përgjigjjen e ka dhënë në mënyrën me të mirë të duhur, madje ka kaluar pritshmëritë. Kështu që maturantët kanë plotësisht të drejtë që po çojnë zërin e tyre ne një protestë jo politike (tërralla në vendin tonë) që të kujton atë të studentëve një vit e gjysëm më parë. Më sa u pa, një pjesë e pyetjeve në testin e Gjuhës dhe Letërsisë vinin maturantin më shumë në provë për të kuptuar pyetjen, sesa për të dhënë përgjigjjen. Por ata këtë provë e kaluan me sukses.