ishulli othonoi
Atë që bëri vetë sot e quan tradhëti - ishullit Othonoi iu dha vlerë e plotë në vitin 2009
Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e greupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë. Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafën duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm. Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha që dikur ka marrë vendime në këtë vend.