investigimi
Investigimi/Furrat e gëlqeres vijojnë punën në shkelje të ligjit
Emisioni "Stop" ka sjellë pamje të asaj që ndodh në Fushë Krujë, ndonëse u premtua se puna e furrave të gëlqeres do të ndërpritej dhe ndonëse për këtë ka edhe urdhëra apo vendime të posaçme.
Investigimi/Vaj palme në produktet e bulmetit(foto)
Më poshtë investigimi i emisionit "Fiks Fare" për sigurinë ushqimore, përdorimin e vajit të palmës në gjalpin që tregëtohen në vendin tonë:
“Fiks Fare” iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e “Fiksit” rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.
Zbardhen rregullat e brendshme të Facebook për moderimin e përmbajtjes së postuar
Gazeta britanike “The Guardian” publikon sot një investigim mbi rregullat e brendshme të Facebook, rrjeti më I madh social, I cili është akuzuar shpesh për keqpërdorim të dhënash dhe qasje jo të mirë ndaj privatësisë. Gazeta deklaron se ka parë 100 materiale të brendshme, manuale etj., të cilat normojnë rregullat e punës së Facebook, duke nisur që nga kontrolli I materialeve pornografike, urrjejtja, dhuna etj.. 4500 moderatorë përmbajtjeje dhe plaifikim për rekrutim të 3000 të tjerëve, ky është personeli që modern atë që postohet.
Në qendër të skandalit. E megjithatë asgjë nuk ndodh
Oligarki, pushtet, pasuri. Trinomi në fjalë është emblematik për Rusinë e Vladimir Putin, ashtu siç paraqitet ajo në mediat kryesore në botë. Së fundmi, një goditje ndaj këtij sistemi ka ardhur nga opozitari kryesor i regjimit, kreu i Fondacionit Antikorrupsion, Alexey Navalny. Në qendër të investigimit shfaqet figura e kryeministrit Dimitry Medvedev i cili është personi kyç për “mbylljen e punëve”.
Provohet mashtrimi publik i Veliajt me aktivitetet në Tiranë
Është thuajse çdo ditë i pranishëm në ekranet televizive në funksion të mitit propagandistik që ka ngritur rreth vetes dhe stafit të bashkisë se ai është 24 orë në punë. Jo rastësisht Tv-të kombëtare nuk neglizhojnë asnjë material filmik të mbërritur nga zyrat e bashkisë për inagurimet, inspektimet apo projektimet e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që po promovon si diçka të jashtëzakonshme punën rutinë që ka si drejtues lokal.