interpretimi

Tallavaja kushtetuese/Në një faqe firmos kryeministri Edvin, në tjetrën ministër Edveri

Postuar në 18 Janar, 2019 15:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot një qëndrim të vetin për dekretimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Përmes një statusi në Facebook, Berisha, që ka patur edhe funksionin e ish-presidentit të Republikës, e quan aktin e sotshëm një ditë të zezë për kushtetueshmërinë e Shqipërisë, por pa prekur në asnjë rresht këtu përgjegjësinë e Presidentit aktual, Ilir Meta.  

Kjo është një e premte e zezë në historinë e kushtetutshmërisë dhe triumf i grushtit të shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse:

Varianti i bazës socialiste për çështjen "Tahiri" dhe heshtjen e të huajve

Postuar në 24 Nëntor, 2017 01:45

Ja një rrëfim kafaneje për atë sesi po interpretohet në bazën socialiste situata e krijuar me Saimir Tahirin. Sipas fabulës origjinale që qarkullon në mjedise të ndryshme socialistësh të thjeshtë, ideja kryesore është se armët dhe pajisjet ushtarake që SHBA po dhuron në Shqipëri në fakt po blihen nga qeveria me para të kanabisit. Pra sipas këtij variant kemi një trafik patriotësh që lodhen dhe vënë kokën në rrezik për të rritur sigurinë e Shqipërisë.

Analiza e njëanshme e burimeve historike

Postuar në 04 Gusht, 2016 13:24

Pjesë e celebrimit të pesëqind vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, që i shërbente regjimit të Enver Hoxhës si mekanizëm legjitimues dhe konsolidonte te masa një memorie kolektive (të vetmen e lejuar) të standardizuar, nuk mund të mos ishte kodifikimi historiografik i Skënderbejadës, duke e analizuar atë fazë nga plane të ndryshme dhe filtra të njëjtë e natyrisht duke shqipëruar disa burime të kohës. Koço Bozhori në 1967 dhe Selami Pulaha një vit më vonë sollën në shqip, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, fragmente nga një sërë burimesh osmano-bizantine të fokusuara në shek. XIV-XV.

Presidenti krijon krizën: Kërkon interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretet e dy ministrave

Postuar në 20 Shkurt, 2016 19:10

Sot presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 98, pika 1 të Kushtetutës. Gjithçka për të kuptuar rolin e tij në procesin e emërimit të dy ministrave, proces që e ka bërë disda herë pa asnjë problem të këtillë. Me këtë rast, çdo koment është i kotë, pasi “loja” e Bujar Nishanit nuk është loja e Bujar Nishanit. Ajo është zbatim i “betejës për emërimin e Arben Ahmetajt” që paralajmëroi Lulzim Basha, por që duket qartë se dora e kujt është.

Subscribe to RSS - interpretimi