interesa

Nisin hetimet për shtrembërime në sektorin bankar, fitime të larta, diferencë e madhe mes interesave të kredive dhe depozitave

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:43

Sektori bankar në Shqipëri ka karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.

153 dollarë interes për një obligacion të vitit 1648

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:54

Ky është Perëndimi. Detyrimi është detyrim. Sidomos kur është i shkruar. “Bloomberg” shkruan për një detyrim të përjetshëm, nisur që në vitin 1648, lëshuar përmes një obligacioni nga Autoriteti Ujor i Hollandës, de Stichtse Rijnlanden. Është universiteti i Yale në SHBA, që do të paguhet me 136.20 euro, ose 153 dollarë si interes nga ky obligacion. Obligacioni u ble nga Yale si artifakt në vitin 2003 dhe qysh atëherë nuk ka marrë interesa.

Marrëdhënia e re Shqipëri – Gjermani. Gjykojeni vetë

Postuar në 23 Gusht, 2015 13:57

Marrëdhënia e Shqipërisë(qeverisë shqiptare aktuale) me Gjermaninë kohët e fundit, ka njohur një përmasë të re. Por çfarë është realizuar? Marrëdhënia është interes i ndërsjellë, pra edhe Shqipëria merr pa jep. Le të rendisim disa pika të marrëveshjeve të fundit dhe secili të gjykojë vetë sesi negocion kryeministri i Shqipërisë, apo “lideri i Ballkanit”, siç pretendon një thashethem që bëri shumëkënd për të qeshur:

Subscribe to RSS - interesa