infektimet

Na thuaj ndonjë emër të sëmuri se ti ke informacion!

Postuar në 21 Qershor, 2020 14:09

Sot kishte 71 raste të konfirmuara ma CoVid-19 në 24 orët  e fundit. Ka shtrime të mëdha në spital, ndërkohë që java që po lëmë pas duket se e pati mesataren e të infektuarve 60/ditë.

Jemi pra në një situatë të re me epideminë, ndërkohë që ka dalë në dritë fakti se vatra infeksioni janë kthyer QSUT, administrata qendrore dhe kompani të ndryshme private, mes të cilave sipas burimeve që ka RePublica figurojnë edhe disa që janë shumë afër qeverisë, apo edhe kryeministrit. Administratorët e tyre d.m.th.

Detroit, infektohet 2% e stafit mjekësor në një nga spitalet kryesore

Postuar në 07 Prill, 2020 13:32

Duket se teza se në Itali epidemia u ushqye nga infeksionet në spital gjen konfirmimin e vet edhe në SHBA.

Kështu mediat raportojnë se në një spital në Deroit, konkretisht në spitalin Henry Ford Hospital Campus janë konfirmuar 731 persona, pjesë e stafit si pozitivë me CoVid-19.

Kjo është një shifër që përbën 2% të stafit që shkon në 31 600 të punësuar.

Subscribe to RSS - infektimet