inerte express
"Tirana Splendor", projekti 60 mln euro i Unazës së Madhe
Akuzat e sotme të Partisë Demokratike sipas të cilës në zonën e Unazës së Madhe po parashikohet ndërtimi I blloqeve të pallateve të cilat I ka në një dorë si projekt biznesmeni Edmond Bego, konfirmohen edhe nga firma projektuese italiane MISALAB.
Në faqen e vet online, firma italiane e titullon projektin “Tiran Splendor” dhe e përshkruan atë si një projetk që do të realizohet në një zonë në Perëndim të Tiranës, që është pjesë e një programi të një transformimi të fortë urban.