imran khan
Kryeministri pakistanez mendon se Gjermania dhe Japonia kanë kufi të përbashkët
Ka edhe dynjaja Elisa Spiropalin apo Gent Cakajn e vet. Mediat raportojnë një fjalë të kryeministrit pakistanez Imran Khan, që drejton një vend me më shumë se 200 milionë banorë të shprehet se Gjermania dhe Japonia kanë një kufi të përbashkët. Khan ishte duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Iranian, Hassan Rouhani kur solli si shembull Gjermaninë dhe Japoninë për bashkëpunimin industrial në kufijtë respektivë.