Ilir meta
Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur
Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson.
Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës
Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën.
KPD-ja vazhdon dhe me Mjedisin
Sot kryeministri i vendit, që përgjigjet për drejtimin ekzekutiv të vendit, ka përsëritur të njëjtën shfaqje që politika e këtij vendi vë në punë sa herë vetëpërfshihet në gjobitje reciproke. Një ditë më parë, presidenti i vendit, dominus Tomorri, u shfaq shumë i shqetësuar për Vjosën dhe luginën e saj të cilën kërkoi ta shpallë Park Kombëtar.
Sot këtij shqetësimi, nxitoi t’i përgjigjet kryeministri, ky artist me vizione ditore dhe kalimtare që ka hedhur romuzin gjithë kuptim:
Meta: Vjosa të shpallet park kombëtar, të ndalohen digat
Presidenti Meta thotë se duhet të ndalohet ndërtimi i digave mbi Vjosë dhe zona të shpallet Park Kombëtar. I pranishëm në tryezën me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, Meta tha se raportet për ndikimin mjedisor të HEC-eve përgatiten në tavolina me papërgjegjshmëri të plotë dhe në mënyrë të shpejtë. Meta solli si argument rastin e lumit të Valbonës.
Zëdhënësi i Beti Njumës dhe Ylli Ndroqit
Personi që zyrtarisht kryen detyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot me një propozim: të krijohet një media e re, e pavarur. Shkas për këtë është bërë situata e fundit që sipas Metës është shqetësuese.
Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik.
Presidenti: Fajin për situatën në Kakavijë e ka qeveria shqiptare
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka akuzuar sot qeverinë shqiptare si përgjegjëse për situatën e krijuar në Kakavijë. Pasi shpërndau në Facebook e vet një shkrim të ish-kandidatit për President, Artan Hoxha, Meta doli në një konferencë për shtyp përmes së cilës ndër të tjera tha:
Opozitarizmi nuk mungon, por është Kundër këtyre të treve që janë në një tepsi
Jordan Daci, që prezantohet zakonisht si konstitucionalist, publikon sot një shkrim në gazetën “Panorama” titulluar: Sot i gjithë populli duhet të jetë opozitar.
Ndër të tjera z. Daci shkruan se:
Presidenti detyrohet një sqarim që të mos e marrim për karagjoz
Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh me rastin e 29 vjetorit të ikjes së anijes “Vlora” e cila hapi siparin e eksodit të marsit 1991.
Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.
Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.
Loja bajate me komplotin serb ndaj Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në një intervistë televizive për lloj – lloj zhvillimesh dramatike që pritet të ndodhin në Shqipëri. Sipas tij ka ndërkombëtarë që janë bërë palë me Edi Ramën, ka ekspertë që deformojnë reformën në drejtësi, ndërkohë që ka edhe një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë.
Khamenei të paktën nuk gënjen si trazovaçët strategjikë të SHBA në Tiranë
Politikën shqiptare, atë më përfaqësuesen kuptohet, e ka shqetësuar një deklaratë e kreut suprem iranian, Ajatollah Kahmenei, që e cilësoi Shqipërinë si "një vend djallëzor dhe i vogël që komploton kundër Iranit me amerikanët".
Ka gënjyer Khamenei? Ja një pyetje që ka interes.
Sipas Bashkimit Europian dhe DASh, dy kishave ku falet pa bërë zë politika shqiptare, Shqipëria është një vend i korruptuar, me demokraci hibride dhe i varfër.