Idomeni

Maqedonia nuk meriton as NATO-n dhe as BE-në

Postuar në 11 Prill, 2016 19:32

Presidenti grek, Prokopis Pavopulos, ka qenë tepër i ashpër në reagimin e tij ndaj sjelljes së policisë maqedonase me emigrantët. Ai iu referua vendeve që siç tha “aspirojnë të futen në BE dhe në NATO” dhe duke përmendur me emër Maqedoninë, theksoi se “me sjellje të tilla të papranueshme dhe paimagjinueshme, si ato dje në Greqi, nuk kanë vend as në Bashkimin Europian, as në NATO”. Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i kryeministrit Tsipras.

Idomeni, refugjatët dhunojnë një person që dyshohej si kishte ngacmuar një vajzë 7 vjeçare(foto+video)

Postuar në 18 Mars, 2016 17:46

Situata në kampet e refugjatëve sirianë dhe afganë në Greqi po rëndohet edhe si pasojë e dhunës që ka shpërthyer mes vetë tyre. Një ngjarje e ndodhur dje është dëshmuar nga korespondentë të gazetës britanike “Daily Mail”, sipas së cilës disa refugjatë linçuan një pedofil, i cili kishte ngacmuar sipas tyre, një vazjë 7 vjeçare. Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj personit në fjalë në kampin e Idomenit, ndërkohë që dhunë ka patur edhe në kampin e Pireut. Në Greqi mendohet se janë aktualisht 46 mijë refugjatë. Më poshtë foto dhe një video:

Drama që po luhet në dyert e Europës (Foto)

Postuar në 11 Mars, 2016 16:56

14.000 emigrantë janë të detyruar të varrosin shpresat e tyre për një të ardhme më të mire. Kushtet në kampin e Idomenit në Greqijanë të tmerrshme për të thënë aspak njerëzore. Nata e fundit ishte dramatike. Emigrantët dhe anëtarë të OJQ-ve luftuan gjithë natën për të mbrojtur fëmijët, kryesisht nga shiu, balta dhe të ftohtit duke transferuar disa nga çadrat në vende më të mbrojtura. Mes baltës dhe shiut aparatët fotografikë “fiksuan” mrekullinë e jetës. Një porsalindur, në duart e një gruaje dhe një burri që po e lajnë jashtë në të ftohtë. Një nga dhjetra ikonat që të lë pa fjalë.

Tsipras-Tusk, “duel” në rrjetet sociale për emigrantët

Postuar në 10 Mars, 2016 09:28

Çështja e refugjatëve ka shkaktuar një tensionim të ri në raportet e Athinës me Brukselin. Një mesazh i presidentit të Këshilit të BE, Donald Tusk, ka qenë shkëndija që ndezi këtë tensionim të ri.
“Flukset e parregullta të emigrantëve përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Nuk është çështje e një akti të njëanshëm, por një vendim i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE”, shkruajti në twitter zoti Tusk.

Subscribe to RSS - Idomeni