iConsent
“Po, më pëlqen”, aplikacioni për kontratën seksuale hap debat në Danimarkë
Në Danimarkë ka një aplikacion të ri, që u jep meshkujve mundësi të bëjnë seks, duke qenë të sigurt se partnerja nuk do të pretendojë se është përdhunuar apo manipuluar. iConsent u jep meshkujve një kontratë 24-orëshe pëlqimi. Ai u prezantua si opsion i ri pas hyrjes në fuqi të një ligji që kriminalizon seksin pa miratim të qartë. Vitin e kaluar, qeveria daneze e rishikoi ligjin për dhunën seksuale, duke e bërë çështjen e pëlqimit bazën për përcaktimin e natyrës së një marrëdhënieje fizike.