i energjisë
Hiletë e OSHEE-së në aplikimin për çmimin e ri të energjisë
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurën për të miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë në 2018-tën. Tashmë pritet që dy kompanitë OSHEE dhe OST të dërgojnë aplikimin pranë Entit për të bërë propozimin e çmimit të ri.
ERE do të marrë dy vendime të ndryshme në fund të muajit dhjetor, një për përcaktimin e tarifës që Operatori i Transmetitmit do të vendosë mbi kompaninë e shpërndarjes për përdorimin e rrjetit, dhe një tjetër për çmimin që OSHEE u shet energji konsumatorëve.