Hong-Kong
Mbyllet gazeta më e madhe pro demokracisë në Hong-Kong
Gazeta më e zëshme pro demokracisë në Hong-Kong, “Apple Daily”, doli në treg këtë të martë për herë të fundit. Tërheqja e saj nga tregu vjen pas një viti të stuhishëm, përgjatë të cilit pronari i saj dhe një pjesë e stafit u arrestuan sipas një ligji të ri të vendosur nga Pekini për sigurinë kombëtare në Hong Kong dhe për pasuritë e tij të ngrira.
Tajvani e dënoi mbylljen e gazetës, duke e cilësuar si "shtypje politike" të mediave të qytetit që drejtohet nga Kina dhe zile alarmi për lirinë e fjalës dhe medias.